Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë edhe 40 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca në Shqipëri


Në vendin tonë kanë mbërritur edhe 40 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca për luftën ndaj Covid-19.

Deri më tani në ven kanë hyrë në vend 899 550 vaksina.

“Aeroporti “Nënë Tereza”- 40,800 vaksina AstraZeneca, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare, nëpërmjet instrumentit COVAX sapo kanë mbërritur në Tiranë

Me 899,550 vaksinat AntiCovid që kanë mbërritur deri tani në Shqipëri dhe sasitë e tjera të vaksinave që do të vijnë sipas kalendarit të kontratave që kemi siguruar, jemi të vendosur të çojmë deri në fund planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”-bën me dije Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *