Vendosni fjalën kyçe....

Regjistrohet në Kinë rasti i parë në botë i infeksionit te njeriu me gripin e shpendëve H10N3


Kina ka raportuar rastin e parë në botë të një njeriu të infektuar me gripin e shpendëve H10N3, i cili zakonisht gjendet të shpezët. Autoritetet shëndetësore thanë se rreziku i një shpërthimi në shkallë të gjerë është ‘jashtëzakonisht i ulët’.

Pacienti është një 41-vjeçar nga Zhenjiang, një qytet në provincën bregdetare lindore Jiangsu, njoftoi të martën Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Kinës (NHC). Burri fillimisht u shtrua në spital në 28 prill pasi kishte ethe dhe simptoma të tjera.

“Asnjë rast njerëzor i H10N3 nuk është raportuar në botë dhe virusi H10N3 midis shpendëve është patogjen i ulët”, tha NHC, duke shtuar se rreziku i përhapjes në shkallë të gjerë i infeksionit në mesin e popullatës njerëzore është ‘jashtëzakonisht i ulët’.

NHC tha se burri u infektua nga pulat, por nuk dha ndonjë hollësi në lidhje me atë se si ndodhi. Gjendja e pacientit është e qëndrueshme dhe ai është gati të dalë nga spitali, tha agjencia shëndetësore.

H10N3 është një nëntip i virusit të gripit të shpendëve, i cili është vdekjeprurës për zogjtë e egër dhe shpezët dhe mund të përhapet me ajër midis kafshëve përmes frymëmarrjes ashtu si gripi normal.

Ekzistojnë disa lloje të gripit të shpendëve me sëmundje të ndryshme që çojnë në shpërthime sporadike dhe zakonisht prekin punëtorët e pularive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *