Vendosni fjalën kyçe....

Kishte hyrë nga Shqipëria, arrestohet me 30 kg drogë një person në Kosovë


Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare Vërmicë pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur një sasi e marihuanës.

Sipas policisë, shtetasi i Kosovës me inicialet F.M. (1981), u kap dje derisa nga vinte nga Shqipëria me një veturë të tipit “Fiat Croma”.

“Bazuar në bashkëpunimin e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik dhe Policisë Kufitare të Kosovës, automjeti është përzgjedhur për kontroll të vijës së dytë nën dyshimin e posedimit të substancave narkotike. Asistencë relevante për identifikimin e substancës narkotike ka ofruar edhe Policia Kufitare e Shqipërisë me ç’rast, nën rrotën rezervë në bagazh është detektuar një bunker i dyshuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *