Vendosni fjalën kyçe....

Humb jetën në aksident ajror ylli i filmit ‘Tarzan’


Aktori Joe Lara i cili luajti në serialin televiziv ‘Tarzan: The Epic Adventures’ ka humbur jetën në një aksident ajror në Tenesi, SHBA.

58 vjeçari, ishte një nga shtatë personat që vdiqën kur një avion i vogël u rrëzua në liqen pranë Smyrna.

Gruaja e tij, Gëen Shamblin Lara, e cila themeloi një kishë në vitin 1999, ishte gjithashtu midis viktimave. Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë për kërkimin e trupave të viktimave që humbën jetën në tragjedinë ajrore.

Lara u shfaq për herë të parë si heroi i krijuar nga Edgar Rice Burroughs në filmin televiziv ‘Tarzan’ para se të përsëriste rolin në serinë pasuese televizive.

Ai hoqi dorë nga aktrimi në 2002 për të vijuar karrierën në muzikën country. Gruaja e tij, 66 vjeç, themeloi Kishën e Bashkimit në Brentëood në 1999. Administrata Federale e Aviacionit tha se aeroplani Cessna C501 po drejtohej nga aeroporti i afërt Smyrna Rutherford County drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Palm Beach kur u rrëzua të shtunën.

Smyrna ndodhet rreth 20 milje në juglindje të Nashville.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *