Vendosni fjalën kyçe....

Edith Harxhi: Basha ka marrë peng PD-në, e mban veten si perëndimor nuk vepron si i tillë


Kandidatja për kreun e PD-së Edith Harxhi ka akuzuar kryetarin aktual Lulzim Basha, se ka marrë peng partinë dhe e gjithë administrata punon vetëm për të.

Sipas saj, edhe pse Basha pretendon të jetë si një lider perëndimor, ai nuk është treguar aspak europian me aktet e tij.

Zonja Harxhi tha se programi që do të prezantojë për ringritjen e PD-së bazohet në parimet dhe idealet e 1990 e do i japë fund tranzicionit shqiptar. Sipas Harxhit, Basha do të përballet me një surprizë të madhe me 14 qershor.

“Nuk e mendoj dot në asnjë moment të tërhiqem nga gara pavarësisht pengesave. Partia është marrë peng dhe administrata punon vetëm për një person Lulzim Bashën.

Pavarësisht gjithçkaje vazhdojmë të këmbëngulim për reformimin e PD. Të gjitha çështjet diskutohen në grup dhe jo në mënyrë personale siç i merr Basha.

Unë nuk i marrë votën demokratëve por ata do më japin votën mua sepse do besojnë tek unë, te programi im, te ringritja e PD mbi idealet e viteve 90 dhe ky program do të jetë një fillim i ri për PD dhe përfundim i tranzicionit shqiptar pas 4 humbje seriale të PD dhe një lider që pretendonte të ishte perëndimor, por nuk bëri asnjë akt të tillë, sepse ka katër herë që humb dhe nuk është treguar aspak europian.

Çfarëdo që të ndodh ky grup do të jetë unik dhe do të vazhdojë të punojë në çdo kohë. Më 14 qershor jam e sigurt që Lulzim Basha do të vihet përballë një surprizë të madhe.”- tha Harxhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *