Vendosni fjalën kyçe....

Shehaj ankohet për garën në PD: Listat i ka vetëm Basha, afatet ndikojnë në rezultat


Kandidati për kreun e PD-së Agron Shehaj u ankua mbrëmjen e sotme në Syri TV për garën brenda partisë më të madhe të opozitës.

Shehaj tha se në zgjedhjet e PD-së ka shumë probleme ku listat e anëtarëve posedohen vetëm nga Basha.

Gjithashtu sipas Shehajt edhe afatet e vendosura për zgjedhje janë bërë për të ndikuar mbi garën.

Unë jam futur në garë për të fituar, dhe nëse humbas zgjedhjet do vazhdoj të jem deputet i PD dhe nuk do marrë asnjë post në parti.

Ka shumë probleme në zgjedhjet në PD. Listën e anëtarëve e ka vetëm një nga kandidatët, Lulzim Basha. Asnjë tjetër nuk e ka listën e votuesve. Afatet e vendosura për zgjedhje janë bërë për të ndikuar mbi garën. Por kur nuk mund të arrish asnjë rezultat nga kërkesat, është e kotë që t’i bësh nëse nuk ke asnjë shpresë se do të pranohen”-deklaroi Shehaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *