Vendosni fjalën kyçe....

Familja Berisha “non grata”, reagon Jamarbër Malltezi: Sipas Sorosit udhëtimet e Ballës me Begon, ishin për të mirën e Amerikës


Vjen reagimi i parë nga Jamarbër Malltezi mbi shpalljen non-grata nga SHBA-ja të vjehrrit të tij ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të gruas së tij, Argitës.

Në një postim në Facebook, Malltezi ironizon miliarderin liberal Xhorxh Soros, duke thënë se fluturimet që ka bërë Taulant Balla me Edmond Begon me charter ”janë për të mirën e Amerikës”.

“Sipas Soros, 57 udhëtimet e tualetit me financierin e bandës së Lushnjës (disa me charter) janë bërë për të mirën e Amerikës.”- shkruan Malltezi.

Edhe pse Malltezi nuk i ka përmendur me emër, është e qartë se për kë e ka fjalën. Ditën e djeshme Sekretari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Antony Blinken, dha lajmin se ish-kryeministri Berisha dhe familjarët e tij ishin shpallur non-grata. Berisha në reagimin e tij, la të kuptohej se ishte “lufta” e tij me George Sorosin, që e kishte shtyrë DASH-in për këtë vendim, ndërsa hodhi poshtë pretendimet për korrupsion.