Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori i Kosovës jep detaje: U sekuestruan 400 kg kokainë, vlera 20 milionë euro


Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi nëpërmjet një deklaratë zyrtare ka dhënë të dhëna mbi operacionin policor ku u sekuestruan 400 kilogram kokainë në qytetin e Lipjanit.

Sipas tij, vlera e drogës kapte shifrat e 20 milionë eurove nëse do të dilte për shitje në treg. Mes të tjerash ai tha se aksioni është bërë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e Shqipërisë dhe shtetit të Italisë.

Ai deklaroi se kamioni kishte hyre në Kosovë më datën 15 maj dhe së kishte qëndruar i parkuar në oborrin e një magazine. Ndërkohë, bëhet e ditur se në orën 11 ka nisur operacioni pasi të dyshuarit kanë hapur kontenierin dhe kanë marrë ngarkesën.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me policinë, autoritet italiane dhe auto amerikane. Janë konfiskuar 400 kg kokainë vlera e të cilave arrijnë rreth 20 milionë euro. Po ashtu janë konfiskuar disa makina dhe mjete tjera. Gjatë hetimit janë përdorur masa të fshehta duke shikuar lëvizjen e të dyshuarve nga Italia deri në vendin tonë. Ju dërgojmë mesazh të qartë të gjitha grupeve kriminale se do të përballen me drejtësinë. Jemi të vetëdijshëm se nuk mund të luftohen nga një shtet i vetëm. Ashtu kemi bashkëpunuar me shtete tjera duke e ditur se krimi mund të na prek të gjithëve. kemi arritur të mposhtim krimin e organizuar. Më lini të falënderoj prokurorët e Shqipërisë, Prokurorët Italianë, policinë shqiptare dhe policinë e Italisë”-tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *