Vendosni fjalën kyçe....

Në Kosovë organizohet një marsh solidarizues me popullin hebre


Ditën e sotme, qytetarë dhe aktivistë në Kosovë do të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, për të marshuar në solidaritet me popullin hebre. Siç bëjnë me dije organizatorët e këtij tubimi, marshimi do të nis në orën 14:00.

Organizatori Arlind Imeri, thotë se ky marsh është shenjë solidarizimi me popullin hebre, për shkak të situatës së krijuar gjatë kësaj jave me përplasje mes grupit të Hamasit në Gaza dhe Izraelit.

 “Ky marsh organizohet në shenjë solidarizimi me popullin Hebre pas sulmeve me të cilat po përballet tash e disa ditë ky shtet mik i Kosovës. Shteti i Izraelit ishte pranë nesh kur ne kishim nevojë për strehim gjatë luftës së Kosovës. Andaj, të solidarizohemi me popullin e Izraelit në këto ditë të vështira, është më e pakta që mund të bëjmë.”- thuhet në përshkrimin e këtij organizimi.

Ditë më parë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, pati dhe një marsh solidarizues me popullin palestinez.

Pas konfliktit gjithnjë në rritje mes Izraelit dhe Hamasit që prej disa ditësh është përshkallëzuar, Ministria e Jashtme e Kosovës është deklaruar në mbështetje të Izraelit.

Në një postim në llogarinë zyrtare në “Twitter”, Ministria e Jashtme thotë se Izraeli ka të drejtën dhe detyrimin për të mbrojtur popullin e tij kundër sulmeve të Hamasit.

“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore.”- thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës.

 Konflikti mes forcave izraelite dhe palestineze u intensifikuan që nga e hëna, ndërsa përgjatë gjithë javës ka patur sulme me raketa nga të dyja palët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *