Vendosni fjalën kyçe....

Basha në Këshillin Kombëtar të PD-së: Do vazhdojmë të luftojmë derisa demokracia të fitojë


Kryetari i PD-së Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike deklaroi se i pret përpara një sfidë e madhe.

Basha kërkoi vazhdimin e luftës derisa demokracia të fitojë.

Ajo që na pret përpara është një sfidë e madhe, por të mos harrojmë atë që kemi ndërtuar dhe arritur së bashku, të mos harrojmë kë dhe çfarë kishim përballë, të mos harrojmë mbështetjen e jashtëzakonshme që morëm nga demokratët dhe gjithë shqiptarët. Nuk ka sot vend tjetër në Shqipëri, nuk ka sot një bashkim të këtyre përmasave dhe cilësive, mendjesh dhe zemrash, që mund ta bëjë realitet aspiratën tonë dhe të gjithë shqiptarëve për ndryshim dhe demokraci. Përveçse këtu ne mesin tone. Ky vend është Partia Demokratike. Prandaj ne do të vazhdojmë të luftojmë të bashkuar derisa demokracia të fitojë”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *