Vendosni fjalën kyçe....

Shfaqen për herë të parë pamjet e objektit misterioz fluturues të filmuar nga ushtria amerikane, Pentagoni i pohon (Video)


Pamjet e sapopublikuara të një objekti misterioz sferik që fluturon rreth bregdetit të Kalifornisë janë të vërteta, tha ushtria amerikane, duke vënë në dukje se videoja u kap në bordin e një anijeje luftarake të Marinës dhe se pamjet janë nën hetim.

Botuar për herë të parë të premten nga prodhuesi i filmit, Jeremy Corbell, pamjet e kapura me rreze infra të kuqe tregojnë një objekt të rrumbullakët që rri pezull mbi oqean para se të zhytej papritur në ujë. Menjëherë pasi videoja filloi të bënte xhiron në rrjetet sociale, një zëdhënëse e Pentagonit pohoi se ajo ishte filmuar nga marinarët amerikanë.

“Unë mund të pohoj që videoja është marrë nga personeli i Marinës dhe se po hetohet.” – tha zëdhënësja e Pentagonit, Susan Goug.

Në video, marinarët e hutuar dëgjohen duke komentuar pamjen e çuditshme, me njërin që thotë “Uau, u përplas!” pasi objekti u zhyt në oqean.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *