Vendosni fjalën kyçe....

Pas ushtrisë, edhe oficerët e policisë në pension në Francë i kërkojnë presidentit Macron veprim për të parandaluar ‘Luftën Civile’


Në prill, një revistë franceze botoi një letër të nënshkruar nga mbi 1200 personel ushtarak, mes tyre 20 gjeneralë të shquar në pension, duke paralajmëruar që ideologjitë radikale dhe ekstremizmi fetar mund të shkaktojnë një luftë civile dhe shpërbërjen e Francës.

Në një letër të re të dielën e kaluar, ushtarakët përsëri paralajmëruan për një rrezik të luftës civile dhe i kërkuan Parisit zyrtar të veprojë.

Një grup oficerësh në pension të policisë franceze kanë shkruar një letër të re të hapur drejtuar presidentit Emmanuel Macron, kryeministrit Jean Castex dhe Senatit Francez duke kërkuar siguri për zbatimin e ligjit dhe siguri për qytetarët e Francës në përgjithësi.

Peticioni, i botuar në ‘MesOpinions.com’, një portal francez i peticioneve dhe sondazheve, u nënshkrua nga 93 oficerë policie në pension dhe i kërkon solemnisht qeverisë ‘të bëjë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund situatës jashtëzakonisht të rëndë që Franca po kalon në çështje të sigurisë dhe qetësisë publike.’

Nënshkruar nga mbi 36,000 njerëz, peticioni sugjeron që autoriteti i shtetit francez po ‘minohet nga pakica të dhunshme’ dhe se ka ‘territore të humbura’ në Francë, në të cilat ligjet e Republikës nuk zbatohen më.

Letra tregon atë që thotë se është një rritje e sulmeve dhe dhunës kundër forcave të zbatimit të ligjit në mbarë vendin.

Letra kërkon që policia të pajiset ‘materialisht, moralisht dhe ligjërisht’ për t’i mundësuar atyre që të kryejnë detyrat e tyre pa pasur nevojë të rrezikojnë jetën e tyre ‘në çdo cep të rrugës’ dhe ankohet se sot, zbatimi i ligjit po përballet me presion jo vetëm nga kriminelët , por nga një pjesë e popullsisë, disa politikanë, magjistratët dhe prefektët. Ai bën thirrje për një reformë në sistemin ligjor për të siguruar që dënimet të përkojnë me seriozitetin e krimeve të kryera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *