Vendosni fjalën kyçe....

Makina në Lushnjë përfundon në lumë, humbin jetën babë e bijë


Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Lushnjë, me pasojë vdekjen e dy personave.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në fshatin Bubullimë, ndërsa raportohet se një makinë ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumë.

Sipas “Report TV”, si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën babë e bijë, megjithëse policia për momentin ka identifikuar vetën drejtuesin e mjetit, Xh.O, 68-vjeç.

“Sot rreth orës 13:20, në rrugën dytësore Kolonjë-Bubullimë, në urën e fshatit Bubullimë, automjeti tip ‘Toyota’ ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasi Xh. O., 68 vjeç, banues në Berat, dhe një shtetase ende e paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *