Vendosni fjalën kyçe....

Po mbillnin kanabis me kubikë brenda ullishtes, arrestohen dy persona në Poliçan


Policia e Poliçanit ka goditur një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Dy persona janë vënë në pranga, pasi akuzohen se po tentonin të mbillnin kanabis me kubikë.

Fidanët e kultivuar u gjetën nga policia në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të personave në fjalë,

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Poliçan, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar në fshatin Zgërbonjë, Poliçan, një rast të kultivimit të fidanëve të dyshuar cannabis sativa në kubikë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasit:
F. I., 65 vjeç, banues në fshatin Zgërbonjë, Poliçan dhe R. I., 33 vjeç, pasi në minierën në brendësi të ullishtës në pronësi të tyre, u gjetën të kultivuar në kubikë fidanë të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *