Vendosni fjalën kyçe....

Atentati në Vlorë/ Bledar Birçaj po lëvizte i armatosur, 29 gëzhoja u gjetën në vendngjarje


Të tjera detaje mësohen lidhur me atentatin e ndodhur një ditë më parë në Vlorë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Bledar Birçaj.

Sipas ‘BalkanWeb’, edhe viktima ishte i armatosur në momentin kur ndodhi ngjarja.

Bizmesnenit 40-vjeçar iu gjet në brez një pistoletë bereta e mbushur me krehër. Birçaj ishte në timon të mjetit “BMW x5” dhe po lëvizte në lagjen “Hajro Çakërri”, në momentin kur u qëllua me breshëri armësh.

Besohet se arma e përdorur nga autori ishte një kallashnikov modej 56, ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia sekuestroi 29 gëzhoja.

Personi që shoqëronte Birçajn arriti të dalë nga mjeti dhe të largohet me vrap në të njëjtin drejtim nga ikin edhe ekzekutorët ndërsa i riu humbi jetën në spital pas plagëve të marra.

Birçaj ishte pronar i një lokali në Lungomare.

10 vite me parë ai dhe i vëllai dhunuan juristin e Hipotekës së Vlorës ndërsa në vitin 2011, ai u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje por në prill u lirua.

Në korrik 2011, çështja ndaj Birçajt u pushua nga ana e prokurorisë. Viktima lëvizte shpesh në drejtim të Spanjës dhe vetëm një muaj më parë ishte kthyer në Vlorë. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *