Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në SHBA, shkon në festën e ditëlindjes e pasi vret të dashurën e pesë të tjerë, ia heq vetes


Shtatë persona kanë humbur jetën në SHBA pasi një person hyri në një festë ditëlindjeje në një park në Colorado Springs dhe filloi të qëllojë, duke vrarë të dashurën e tij dhe pesë të rritur të tjerë para se të vetëvritej.

Incidenti ndodhi pak pas mesnatës të së dielës në Canterbury Mobile Home Park, në perëndim të aeroportit të Colorado Springs. Policia tha se i dyshuari u drejtua me makinë drejt banesës, hyri brenda dhe filloi të qëllojë të dashurën e tij dhe njerëzit e tjerë në mbrëmje.

Sipas shefit të policisë së Colorado Springs, i gjithë komuniteti ia mbetur i tronditur nga ngjarja e rëndë ndërsa shtoi se policia po heton dinamikën dhe shkaqet e tragjedisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *