Vendosni fjalën kyçe....

Aksion i Policisë Rrugore në fundjavë – Arrestohen 17 shoferë, pezullohen 97 patenta e vendosen 2111 gjoba


17 drejtues mjetesh janë arrestuar gjatë fundjavës në mbarë vendin. Në njoftimin e policisë thuhet gjithashtu se janë pezulluar 97 leje drejtimi ndërsa janë vendosur 2111 gjoba për shkelje të ndryshme.

Drejtuesi i një autobusi është ndaluar të shtunën në mëngjes pasi u kap në gjendje të dehur në timon. 50-vjeçari me iniciale A.S., po dërgonte pushues nga Tirana drejt Valbonës e u pikas nga Policia Rrugore duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Nga 17 shoferët e arrestuar, 9 prej tyre janë kapur pa patentë ndërsa 8 të tjerët në gjendje të dehur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *