Vendosni fjalën kyçe....

Ngec në Korçë Partizani, Teuta rikthehet në krye të renditjes


Teuta ka përfituar nga barazimi i Partizanit për të rrëmbyer kreun e renditjes.

Ekipi durrsak mundi Bylisin me rezultatin e thellë 4-0 dhde tashmë e sheh veten me një pikë më shumë se rivalët kryeqytetas.

Partizani nga ana e tij nuk qe në gjendje që të shkonte më shumë se një barazim në transfertën e Korçës ndaj Skënderbeut.

Edhe pse shënuan të parët, të besuarit e trajnerit Daja nuk qenë në gjendje ta ruajnë avantazhin. Si në kreun e renditjes ashtu edhe fundin e saj tabela është mjaft e ngjeshur.

Kastrioti, Bylisi e Skënderbeu janë ekipet që duhet të luftojnë për të shmangur rënien një kategori më poshtë ndërsa për titullin janë në garë Tirana, Vllaznia, Laçi, Partizani e Teuta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *