Vendosni fjalën kyçe....

Gaboi të shënonte 11-metërshin me gjuajtjen ‘ala panenka’, Aguero tallet keqazi në rrjet (Video)


Legjenda e Mançester Sitit Sergio Aguero e la trajnerin Pep Guardiola pa fjalë dhe u tall keqazi në internet pas përpjekjes së dështuar për të shënuar një 11-metërsh ‘ala panenka’ ndaj Çelsit në sfidën e Premierligës.

Tre javë nga fundit, të besuarit e trajnerit Guardiola kishin rastin të vulosnin titullin kampion, por gabimi i argjentinasit u hoqi një mundësi të mirë që të merrnin të paktën barazimin ënë fushën e tyre.

Çelsi nga ana e tij, rivali i Sitit në finalen e Ligës së Kampionëve mori një fitore të rëndësishme duke forcuar pozitat në vendin e tretë duke qenë praktikisht i kualifikuar në fazën në grupe të Ligës së Kampionëve sezonin që vjen.

Aguero do largohet në fund të këtij sezoni me disa klube që janë të interesuara për shërbimet e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *