Vendosni fjalën kyçe....

SHBA/ Nxënësja e klasës së 6-të hap çantën e shpinës, nxjerr pistoletën e plagos tre persona


Një vajzë në klasën e gjashtë në shtetin amerikan Idaho, hapi zjarr në shkollë duke plagosur tre persona.

E mitura e nxori pistoletën nga çanta e shpinës e më pas qëlloi duke plagosur dy nxënës dhe një punonjës të shkollës së mesme Rigby, tha Sherifi i Qarkut Jefferson, Steve Anderson, në një konferencë shtypi.

Vajza u çarmatos nga një mësuese dhe ajo u mbajt derisa policia mbërriti në vendin e ngjarjes.

Të tre personat u qëlluan në gjymtyrë dhe pritet të mbijetojnë tha Anderson, i cili shtoi se nuk ka ende hollësi mbi ngjarjen e rëndë

Drejtori i shkollës Chad Martin tha se nxënësit u dërguan në shtëpi pas incidentit dhe orët e mësimit u anuluan në Shkollën e Mesme Rigby që ka rreth 1,500 nxënës nga klasa e gjashtë deri në klasën e tetë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *