Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori i Katarit urdhëron arrestimin e ministrit të Financave, akuzohet për korrupsion


Prokurori i Përgjithshëm i Katarit ka urdhëruar arrestimin e ministrit të Financave të vendit për t’u marrë në pyetje në një hetim për keqpërdorimin e fondeve publike dhe abuzimit me pushtetin, njoftoi media shtetërore të enjten.

Prokurori i përgjithshëm urdhëroi arrestimin e Ali Sharif al-Emadi si dhe hetime të plota në lidhje me akuzat e ngritura ndaj zyrtarit të lartë qeveritar.

Al-Emadi ka shërbyer si ministër i Financave të Katarit që nga viti 2013.

Ai është gjithashtu kryetari ekzekutiv i Qatar Airëays dhe kryetari i bordit të Autoritetit të Investimeve të Katarit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *