Vendosni fjalën kyçe....

Ivi Kaso: PD po mbledh prova, besoj se në disa zona e qarqe do të ketë rinumërim të votave


Sekretari i PD për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, ka deklaruar se opozita është duke mbledhur provat që sipas tij do të vërtetojnë shkeljet që janë bërë gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit.

Në një dalje për mediet, Kaso tha se në PD ka bindjen se për shkak të parregullsive të mëdha në disa zona do të ketë rinumërim dhe rivlerësim të votave.

Ai thotë se PD ka përgatitur raporte të hollësishme, të cilat i ka dorëzuar edhe tek ndërkombëtarët.

“Zonat më problematike ju e dini se e keni ndjekur vetë, kanë qenë ato ku është përqenduar e gjithë fuqia e makinerisë shtetërore dhe zona ku ka pasur gjithmonë elemnte të kriminaliteit si ajo e Elbasanit dhe e Shijakut. Materialet që ne po nxjerrim dhe do të paraqiten në institucionet ligjzbatues, besojmë që çojnë në rinumërimin e një numri të caktuar votash.

Sigurisht që të gjitha hetohen edhe nga organe të KQZ. Besoj se në një mënyrë apo tjetër, do të garantohet rinumërimi i një numri të caktuar votash. Rinumërimi do të kryhet në rang qarku dhe do të ketë disa të tilla. Ka qenë një praktikë e konsoliduar që gjetjet tona gjatë procesit zgjedhor i ndajmë me partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Rasti i dosjes 184, rasti i Dibrës, që u përgatit dhe u dorëzua faktorit ndërkombëtar”.– tha Kaso.

Edhe shefja e misionit të OSBE-ODIHR, Ursula Gaçek si edhe ambasadori italian, Fabricio Buci, me të cilët kryedemokrati Lulzim Basha u takua paraditen e sotme, janë informuar lidhur me këto prova që PD disponon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *