Vendosni fjalën kyçe....

Një mbrëmje me kaçurrelet e Muharrem Qenes në Prishtinë


Në datë 10 Maj në Teatrin Kombëtar të Kosovës vendoset premiera e shfaqjes @La Rrem@ me skenar të Arian Krasniqit dhe regjisor Kushtirm Koliqi. Kjo shfaqje e tipit muzikal tregon momentet më të rëndësishme të jetës të artistit Muharrem Qena.

Muharrem Qena njihet jo vetëm si muzikant por dhe dramaturg dhe aktor filmash. Në Shqipëri për shkak të izolimit nga diktatura ky artist si shumë artistë të tjerë modern kosovarë nuk janë njohur. Publiku më së shumti e njeh nga kënga e tij e famshme @Kaçurrelja@ por nuk njeh repertorin e gjerë të tij muzikor, si dhe rolin e tij shumë të rëndësishëm në teatër dhe në kinema.

Publiku i Shqipërisë ka mundësinë që në datat 10, 11, 12 dhe 14 të shikojë këtë shfaqje muzikore dhe dramatike në Teatrin Kombëtar të Prishtinës. Shfaqja karakterizohet nga interpretimi dinamik dhe me thellësi mendimi nga aktoret më të mirë të Kosovës si Ernest Malazogu, Arta Bajrami, Ylber Bardhi, si dhe nga prezenca në skenë e një grupi rock e udhëhequr nga muzikanti i njohur kosovar Trimor Dhomi.

Regjia me shumë fantazi e regjisorit Kushtrim Koliqi ndërthur shumë bukur kthimin në kohë në vitet 70/80 ku aktorët që bëhen këngëtare dhe performues, videoprojeksionet bardh e zi dhe kolorite nga Florian Canga si dhe kthimin në kohë me kostumet e Yllka Sadikut.

Shfaqja është produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *