Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj: Anëtarësim në NATO ose bashkim me Shqipërinë


Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur qëndrimin e tij se nëse vendi nuk anëtarësohet në NATO e organizma të tjerë ndërkombëtarë duhet të kërkojë bashkimin kombëtar me Shqipërinë.

Ai e bëri deklaratën me anë të një statusi në faqen e tij në Facebook, ku kujton Kuvendin e Pajtimit të vitit 1990 në Kosovë.

 “Ne duhet të mbrojmë vlerat e krijuara, më e madhja e të cilave është liria, duke e forcuar sigurinë dhe duke ndjekur rrugën drejt NATO-s ose bashkimit me Shqipërinë”, shkruan ndër të tjera Haradinaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *