Vendosni fjalën kyçe....

“1 Maj” mes trazirash në Francë, protestuesit përleshen me policinë (Video)


Protestat e 1 majit në qytetin francez të Lyon dolën nga kontrolli, me anarkistët e veshur me të zeza që u përplasën me policinë.

Sindikatat dhe grupet e punëtorëve dolën në rrugët e Lionit të shtunën për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Duke tundur banderola të kuqe, rreth 3,000 punëtorëve iu bashkuan së shpejti protestues anarkistë të veshur me të zezë. Duke marshuar drejt Place Bellecour në qendër të qytetit, procesioni gjeti rrugën e bllokuar nga policia e pak çaste më pas nisën përleshjet mes tyre e efektivëve.

Ndërsa oficerët e shtynë turmën mbrapa, disa protestues rezistuan dhe u përleshën me ta duke përdorur shkopinjtë.

Demonstrata të ngjashme u mbajtën në Paris, Toulouse, Bordeaux, Nantes dhe Marseille, me disa mijëra pjesëmarrës të raportuar në secilin qytet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *