Vendosni fjalën kyçe....

Balluku reagon ndaj akuzave të PD-së: Të pabaza dhe pa prova, nuk pashë ndonjë fjali ku shkëmbeheshin vota


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike të denoncuara publikisht nëpërmjet Sekretarit të saj të Përgjithshëm Gazment Bardhi për shit-blerje votash në Kombinat duke publikuar disa sms nga fushata e ministres.

Balluku hodhi poshtë akuzat duke thënë se janë të pabaza dhe pa prova.

Ministrja tha se në bisedat e publikuar nga PD tregohet puna në terren për procesin e legalizimeve dhe rindërtimin në zonën e Kombinatit, që është një nga dy zonat më të goditura në Tiranë dhe se aty nuk ka asnjë fjali ku përmendet shit-blerja e votës.

Sipas Ballukut akuzat e opozitës janë për shkak të situatës ku PD gjendet sot pas humbjes në zgjedhjet parlamentare dhe disa demokratë po protestojnë para selisë blu duke kërkuar largimin e Lulzim Bashës si kryetar partie.

Nuk pashë ndonjë blerje votash, ndonjë fjali ku shkëmbeheshin vota, ishin njerëz të cilët kujdeseshin për familje në proces legalizimi. Nëse do të kishim përdorur shtetin nuk do të shikonim koordinatorët të lutem, aman kur i vjen radha kësaj shtëpie. Ky chat-i ndryshe nga çfarë pretendon z. Bardhi, që nuk e kuptoj se është duke bërë deklarata për shtyp dhe nuk është para prokurorit duke sqaruar vrasjen e Elbasanit, mua më nderon shumë pasi tregon se si ne punojmë në terren. Ne punojmë duke zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo duke dhënë para apo duke vrarë njerëz në mes të qytetit dhe jo duke bërë gjërat që bën z. Bardhi dhe të gjithë aleatët e tij”-deklaroi Balluku në Euronews Albania.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *