Vendosni fjalën kyçe....

Në fushatë sulmonte rivalin për pakujdesi ndaj Covidit, në fitore Rama i mbledh njerëzit afër e afër (Fotot)


Kryeministri Edi Rama në raport me respektimin e rregullave anti-covid gjatë fushatës ka përdorur standard tjetër ndërsa në fjalimin e fitores u duk sikur Covid-19 nuk ekziston.

Të mbledhur në sheshin Skënderbej, socialistët nuk pyetën as për masat dhe as për Covid-19.

Të rreshtuar përballë liderit të tyre, pa paska dhe të shkujdesur, socialistët nuk u distancuan nga njëri-tjetri.

Madje në fjalimin e fitores u pa edhe drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli e pa shqetësuar nga ky grumbullim.

Gjatë fushatës, Rama atakonte shpesh opozitën se nuk pyeste për masat anti-covid dhe po sëmurte njerëzit e mbledhur rreth Lulzim Bashës.

Me fitoren e mandatit të tretë Rama harroi Covidin dhe masat dhe i mblodhi të tijët pa distancë e maska./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *