Vendosni fjalën kyçe....

Komisioneri mbyll qendrën e votimit në Kavajë 3 orë përpara orarit zyrtar: Nuk erdhi asnjë të votonte


Një komisioner në një qendër votimi në Kavajë ka mbyllur qendrën 3 orë përpara orarit zyrtar.

Komisioneri deklaroi përpara kamerave se prej 5 orësh nuk ka votuar asnjë person dhe prandaj vendosi ta mbyllte.

Janë në Itali. Nuk ka njeri. 100 shtëpi ka fshati gjithsej. Kam pesë orë që po rri kot aty. Nga ora 1 deri tani, ka pesë orë që kam qenë këtu dhe nuk ka ardhur asnjë person me votuar.

E di se sa njerëz ka kjo lagje se kam qenë në komision prej vitit 1991. Unë jam kryetari, ta thashë përgjigjen, stop tani”- u shpreh komisioneri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *