Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria voton- Sa shqiptarë ju drejtohen kutive te votimit nesër


Rreth 3.6 milionë shqiptarë me të drejtë vote u drejtohen nesër kutive të votimit për të zgjedhur parlamentin dhe qeverinë e re.

Saktësisht me të drejtë vote janë 3.588.869 shtetas shqiptarë po këtu përfshihen edhe ata shtetas shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Nga numri i përgjithshëm i zgjedhësve, 107.024 janë të rinj që votojnë për herë të parë. 39.76% e votuesve janë femra, ndërsa pjesa tjetëer meshkuj.

Duhet thënë se para pak ditësh Komiteti i Ekspertëve i ngritur për pandeminë Covid-19 vendosi karantinë të detyruar dy javore për të gjithë ata shtetas shqiptarë që vijnë nga Greqia apo Maqedonia e Veriut, ç’ka do të thotë praktikisht se ata nuk mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ditës së nesërme.

Qendrat e votimit në mbarë vendin hapen në 0rën 7 të mëngjesit e zyrtarisht do qëndrojnë të hapura deri në orën 7 të mbrëmjes. Përveç partive tradicionale, në zgjedhjet e ditës së nesërme marrin pjesë edhe disa parti të reja si dhe kandidatë të pavarur në disa qarqe.

Në një sqarim të fundit ditën e sotme kreu i KQZ-së, Celibashi, tha se celularët nuk do lejohen brenda qedrave të votimit duke paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj shitblerjes së votës.

Po kështu ai tregoi tre mënyrat e sakta në fletën e votimit duke theksuar se zgjedhësitmund të vendosin shenjat ‘X‘ ose ‘+’ në kuadratin e partisë, në kuadratin e partisë dhe të një kandidati apo vetëm në kuadratin e kandidatit.

 Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017 ishin më të drejtë vote 3.452.324 qytetarë ndërsa ata që morën pjesë në votime ishin 1.613.960 qytetarë me një pjesëmarrje në përqindje 46.77%. /Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *