Vendosni fjalën kyçe....

22 viktima dhe 564 raste të reja lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 564 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka shkuar në 150.274.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 22 vdekje të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 4.650 numrin e përgjithshëm të viktimave nga pandemia.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 1.357 pacientë fituan betejën kundër koronavirusit brenda ditës së fundit, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë shëruar gjithsej 128.496 pacientë të prekur nga virusi.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 17.128.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 707.095 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 3.526 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *