Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ekziston rreziku që të vidhen votat edhe mes kandidatëve brenda listës së PS-së


Në Konferencën e sotme për mediet, presidenti i vendit Ilir Meta, ka deklaruar se nuk ekziston rreziku vetëm për vjedhje të votave mes partive të ndryshme, por edhe mes kandidatëve në listat brenda një partie.

“Nuk preket asnjë votë e opozitës, por nuk e kam thënë ashtu siç e thoni ju. Nuk do preket as një votë as e opozitës as e PS-së. Dhe u bëj thirrje dhe do kem thirrje të tjera për komisionerët, se jo vetëm kanë detyrë të mbrojnë votat e qytetarëve shqiptarë, mbështetës të opozitës por edhe të PS-së. E kanë për detyrë. I paralajmëroj që të mbrojnë votën siç do e japë populli edhe për kandidatët e PS-së, sepse pasi të përfundojë numërimi i votave të partisë, ekziston rreziku që opozita nga euphoria e fitores të harrojë rrezikun tjetër që ekziston sepse brenda PS-së i kam të gjitha informacionet se brenda PS-së kandidatët kanë filluar luftën e madhe për të marrë votat e njëri-tjetrit se vendosja e emrave në listë ka qenë për qëllime të tjera, me qëllim që këta të tolerojnë në numërimin e votave të kandidatëve të PS-së dhe ky do ishte një gabim i patolerueshëm, edhe për komisionerët dhe numëruesit e opozitës.

Kjo është e vetmja rrugë që të shpëtojmë imazhin e këtyre zgjedhjeve.

Nuk u druhem fare asaj gjëje, po druhem lodhjes. Komisionerët e numëruesit ta kenë nivelin e përqendrimin 101% derisa të mbarojë gjithë numërimi, jo vetëm për partitë por edhe për kandidatët.Kanë filluar të blejnë vota brenda partisë së tyre.”– deklaroi sot presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *