Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Paplekaj nuk është shoqëruesi im por mbrojtës i votës së lirë, armën e kishte me leje


Drejtuesi politik i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi, ka dhënë një deklaratë publike për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Bardhi tha përgjegjësi është Taulant Balla për ngjarjen e ndodhur. Më tej ai shton se policia është lajmëruar se kishim dyshime se po shpërndante para me një makinë pa targa.

Bardhi thekson se Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi i tij por mbrojtës i votës së lirë dhe se armën e kishte me leje.

Ai sqaron se arma e parë është shkrepur nga ndihmësit e personit që drejtonte makinën pa targa.

Ajo që ka ndodhur sot është drejtëpërsëdrejti përgjegjësi e Taulant Ballës. Ai po bën çdo gjë të paligjshme për të ruajtur privilegjet e tij personale. Në panikun e humbjes po bashkëpunon me bandat për të bërë zgjedhje si ato të kaluarat. Kur morëm informacion të sigurt që një automjet po lëvizte në zonë dhe drejtohej nga Met Dabllaku. Sapo e pamë që po shpërndante para në sytë e policisë menjëherë bëmë denoncim. Struktura për të mbrojtur votën në Elbasan ka pjesëtarë të pastër. Kërkohet menjëherë ndërhyrja e policisë. Është njoftuar drejtëpërsëdrejti drejtori. Me mbërritjen e nën drejtorit. Në ndihmë të shtetasit Met Greca që po shpërndante para, kanë ardhur në ndihmë të tij disa persona të tjerë që janë denoncuar nga ne. Në këtë moment, në prezence të Policisë së shteti, një nga personat që dyshohet të jetë Klemend Xhaferri, kanë nxjerrë armën dhe kanë qëlluar ndaj strukturës për mbrojtjen e votës. Në këtë moment kanë mbetur të plagosur. Në këto momente ka pasur shkëmbin zjarri. Kërkojmë hetim të paanshëm dhe të shpejtë. Në zonë ka kamera. Arbër Paplekaj nuk është shoqëruesi im. Ai është pjesëtar i strukturës së mbrojtjes së votës. Ai nuk është vrasës, nuk është kriminel por është ish-pjesëtar i Ambasadës së SHBA. Ai zotëron armë me leje. Sipas informacioneve tona. Menjëherë pas ngjarjes ai është dorëzuar në polici. I bëj thirrje të gjithë pjesëtarëve të PD të ruajnë qetësinë. Ne e refuzojmë dhunën”-deklaroi Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *