Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Peqin: Do jap 5 mijë euro për emigrantët që kthehen për të investuar në tokën e babës, do u aministoj dhe paratë


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim elektoral në Peqin, ku ka pranuar se është i vetëdijshëm se nuk ka bërë shumë për këtë vend gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij.

“Peqini në këto zgjedhje ka një mundësi që se ka pasur ndonjëherë, sepse në këto zgjedhje do të çoje dy çuna të vetët në Parlamentin e Shqipërisë. Nga ana tjetër, nuk dua t’iu mbaj gjatë në shi, por dua vetëm t’iu them që jam i vetëdijshëm që për Peqinin ka shumë për të bërë dhe ndërkohë që të gjithë ata që në këtë bashki merren me tokën, e kanë ndjerë mbështetjen tonë dhe janë çliruar nga barra e shpenzimeve. Të tjerët presin dhe me të drejtë presin më shumë. Ne duam që Shqipërinë ta fusim në ligën Evropiane të turizmit. Do thoni ju, ku hyn Peqini këtu?

Hyn, sepse do të bëjmë që Peqini të hyjë në hartën e turizmit, sepse ka një kala fantastike që duke ndërhyrë, duke u restauruar në një vend që do të vizitohet nga të gjithë, do të sjellë jo pak njerëz, por të ardhura për njerëzit këtu. Kjo do të bëjë që ekonomia jonë do të marrë një shtysë tëre dhe do të jetë një vlerë e shtuar në Peqin.”– deklaroi Rama.

Kryeministri u shpreh se do të ofrojë 5 mijë euro për të gjithë emigrantët shqiptarë që do duan të kthehen në vend për të hapur një bujtinë në pronën e gjyshit apo babait të tyre, si dhe do u amnistojë paratë, pavarësisht “nëse i mbajnë të fshehura poshtë krevatit”, siç shprehet ai.

“Këtu ka shumë çuna, ka shumë familje që kanë shkuar në emigracion por që këtu kanë pronën, kanë shtëpinë e gjyshit, kanë tokën. Ne do t’i japim të gjithë emigrantëve një mundësi, për t’i investuar kursimet e tyre për të hapur derën e shtëpisë së gjyshit, babës, për të hapur një bujtinë dhe për të shfrytëzuar prodhimet e zonës. Për çdo emigrant që do të dojë të bëjë këtë, ne do të japim 5 mijë euro dhe do t’ia amnistojmë paratë, pra do t’i japim aministri fiskale, pavarësisht nëse ai i ka poshtë krevatit paratë dhe i ka kursyer apo ruajtur diku, ne do t’i japim mundësinë që t’i sjellë, t’i fusë në bankë dhe t’i investojë, për të krijuar këtu një biznes të vogël me tokën, me shtëpinë e babës së vet dhe për të pasur më shumë të ardhura se sa fiton duke punuar për dikë tjetër atje jashtë shtetit.

Ne kemi një sfidë të madhe këtu në Peqin, që të realizojmë një fitore kuptimplotë, i cili të jetë rezultat i gjithë këtij shiu paralajmërues për ta kthyer në breshër në kutitë e votimit. Janë momenti më i rëndësishëm në katër vite për një popull. Janë momenti kur ne vendosim se çfarë duam të bëjmë nesër. Si duam të ecim nesër.”– u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *