Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa denoncon nga Saranda: Zyrat elektorale të PS-së ngjitur me qendrat e votimit, KQZ të ndërhyjë


Kandidatja për deputete në Vlorë Ina Zhupa, ka denoncuar një rast të shkeljes së ligjit në këtë qark lidhur me zyrat elektorale nga ana e PS-së.

Në një deklaratë nga një zyrë elektorale e PS-së në Sarandë, Zhupa tregon se ajo është ngjitur me një shkollë ku ndodhen 2 qendra votimi. Mirëpo sipas rregullave të KQZ, ndalohet që zyrat elektorale të hapen pranë qendrave të votimit deri në 300 metra, për të mos ndikuar tek zgjedhësit.

“Ndodhemi përballë zyrës elektorale të Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës.

Kjo zyrë është ndërtuar në shkelje të Kodit Zgjedhor. Pasi ngjitur me të në shkollën ‘Adem Sheme’ ndodhen 2 qendra votimi, të cilat do të funksionojnë ditën e zgjedhjeve, po ashtu përballë tyre tek shtëpia e fëmijes ndodhet një tjetër qendër votimi.

Kjo është e ndaluar me Kodin Zgjedhor por Partia Socialiste e ka zgjedhur mesa duket qëllimisht për të intimiduar zgjedhësit ditën e votimeve. Për t`i monitoruar zgjedhësit ditën e votimeve shkel në mënyrë të hapur Kodin Zgjedhor.”- deklaroi zëdhënësja e PD-së.

Gjatë fjalës së saj, Zhupa i bëri thirrje KQZ-së që të reagojë dhe të ndërhyjë duke kërkuar mbylljen e kësaj zyre elektorale.

“I bëj thirrje KQZ që të reagojë dhe të ndërhyjë me policinë bashkiake për të kërkuar mbylljen e kësaj zyrë elektorale që është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

Zgjedhësit e Sarandës kanë të drejtë të zgjedhin të pa intimiduar dhe të pa vezhguar nga forcat politike ditën e zgjedhjeve me 25 prill.

Cfarëdo lloj manovre që tenton të bej Partia Socialiste nuk do ta shmangin dot nga humbja e datës 25 prill nga qyteti i Sarandës. Nga qarku Vlorë, ata do të marrin goditjen historike dhe do të kujtohen thjesht si një qeveri që nuk beri asgjë në 8 vite. Faleminderit!”- thotë zonja Zhupa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *