Vendosni fjalën kyçe....

Spaho me fermerët në Sheqeras të Korçës: 150 milionë euro investime çdo vit në bujqësi, do të rrisim mirëqenien në fshat


Kandidati për deputet i PD-së Edmond Spaho, ka zhvilluar një takim me fermerët dhe banorët e fshatit Sheqeras në Korçë.

Spaho tha se në 8 vite të qeverisjes së Edi Ramës, fshati dhe bujqësia kanë qenë sektorët që kanë vuajtur më shumë. Për këte arsye, bujqësia sipas tij është prioritet i qeverisë Basha për të nxjerrë fshatin nga varfëria.

“Me qeverinë e Lulzim Bashës, subvecnionet e përvitshme prej 100 milion euro, që do të shpërndahen në bazë të prodhimit, do të sjellin ulje të kostove dhe zhvillim të tregjeve të shitjes. Do të akordohen 50 milion euro për sistemin vaditës kullues dhe mekanikën bujqësore.”-tha zoti Spaho, i cili i njohu fermerët me masat e tjera që do të nxisin zhvillimin e bujqësisë dhe do të ulin koston e prodhinit vendas.

“Do të ulim çmimin e energjisë dhe do të zgjerojmë fashën në 300 kilovat orë për të mbështetur  familjet me pamundësi ekonomike. Lulzim Basha si kryeministër në vendimin e parë, do të ulë çmimin e karburantit me 240 lekë për çdo litër. Do të rriten pagat dhe pensionet 25 përqind dhe ndihmën ekonomike do ta dyfishojmë.”- tha Spaho. Ai vuri në dukje se familjet që do të çojnë fëmijët në shkollë të lartë do të ndihmohen nga shteti, siç do të ndihmohen dhe familjet e reja.

“Për çdo lindje fëmijësh, familjet do të  paguhen 30 mijë lekë në muaj për 5 vjet në mënyrë që të nxiten lindjet dhe të shtohet popullsia. Nga ana tjetër edukimi dhe arsimimi i fëmijve në Universitet për familjet me të ardhura nën 640 mijë lek, do të përballohet nga shteti.”– u shpreh Spaho.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *