Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi takim te Bulevardi i Ri: Manastirliu jep certifikata legalizimi në këmbim të votës


Kandidatja për deputete e PD-së Albana Vokshi, në një takim me banorët e Njësisë 9 në Tiranë, në Bulevardin e Ri, ka ngritur shqetësimin se ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u ka kërkuar votën në shkëmbim të certifikatave  së legalizimeve.

Ka ardhur ministrja, i ka takuar këta njerëzit këtu, u ka thënë “më jepni votën, bëjmë legalizimin.- tha banori Ukë Neza, ndërsa një tjetër tha se janë 49 familje në zonë të cilët po mbahen nën presion nga PS me legalizimet.

Albana Vokshi tha se askush nuk është kundër legalizimit, por kundër përdorimit për fushatë të një procesi, që u takon njerëzve me ligj dhe duhet të kishte përfunduar.

Këtu po kryhet një krim tjetër elektoral, sepse Ogerta Manastirliu tek njësia 9 apo Ulsi Manja tek njësia 11, që po shkon të premtojë legalizimet, kur ju takon me ligj, po bëjnë një krim elektoral që duhet hetuar urgjentisht nga SPAK. Unë e kam dorëzuar në SPAK kallëzimin, Ogerta Manastirliu, Ulsi Manja, Erion Veliaj, Artan Lame, kushdo i përfshirë në këtë krim elektoral, pas datës 25 do të shkojë para drejtësisë. Kushdo që ju troket në derë nga këta, mos ia hapni, sepse po ia hapni derën dështimit për herë të tretë. Kjo nuk është një betejë mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, por për të ardhmen e familjeve tona, është një betejë mes dështimit dhe të keqes së qeverisë së Edi Ramës dhe të mirës e prosperitetit në një qeverisje që do të drejtohet nga Lulzim Basha”- tha Vokshi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *