Vendosni fjalën kyçe....

Pas rinovimit të De Bruyne deri në 2025-ën, Guardiola pret një përgjigje nga Mesi


Pas rinovimit të kontratës nga ana e belgut De Bruyne deri në vitin 2025, Manchester City pret një përgjigje nga Lionel Mesi.

Sipas mediave sportive angleze e spanjolle, trajneri Guardiola nuk ka hequr dorë nga argjentinasi i Barcelonës, pavarësisht një tërheqjeje javët e fundit.

Ndërkohë duhet thënë se drejtuesit e klubit katalanas po bëjnë çmos që ta bindin Mesin që të qëndrojë te Barcelona deri në fund të karrierës. Bisedimet për këtë kanë nisur prej kohësh por nuk ka ende një përfundim.

Ndërkohë duhet thënë se për Mesin interesohet edhe PSG-ja që ka nisur kontaktet me lojtarin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *