Real Madridi e ka fituar betejën e parë kundër Liverpoolit, duke triumfuar 3-1 në “Alfredo di Stefano”.
Reali i Zinedine Zidane ka marrë fitore të madhe në ndeshjen e parë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke triumfuar 3-1 ndaj Liverpoolit të Jurgen Klopp.
Los Blancos e nisën furishëm ndeshjen, duke shënuar dy herë në 45 minuta të pjesës së parë, duke mos i lënë mysafirët të bëjnë asnjë goditje të vetme në drejtim të portës së Thibaut Courtois.
Viniciu Junior dhe Marco Asensio shënuan për rezultatin 2-0.
Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 50-të, Liverpooli e gjeti golin si mysafirë, që ka vlerë të madhe në Champions.
Mohamed Salah shënoi për 2-1.
Por, pak minuta më vonë, në atë të 65-të, realizoi sërish Vinicius Junior.
Ai shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1, duke ia siguruar Realit një fitore të madhe para udhëtimit në “Anfield” javën e ardhshme.
Nw sfidwn tjetwr Man. City arriti të fitojë 2-1 me një gol të Phil Foden të shënuar në minutat shtesë ndaj Borusia Dortmund.
Ishte gol që i qetëson anglezët para sfidës së kthimit në Gjermani, që pritet të jetë një ndeshje e zjarrtë në Signal Iduna Park.
Golin tjetër për Cityn e shënoi Kevin de Bruyne, derisa për Dortmundin golin e shënoi Marco Reus, gol që do të thotë shumë si mysafirë në Champions League dhe len gjithçka të hapur për sfidën e kthimit