Vendosni fjalën kyçe....

Budina ironizon Ndrenikën: Mund të ketë halle të mëdha që u përfshi në spotin e PS-së


Regjisori Edmond Budina ka kritikuar sjelljen e aktorit Robert Ndrenika lidhur me mosreagimin e tij për prishjen e Teatrit Kombëtar.

I pyetur mbi pjesëmarrjen e tij dhe të aktores tjetër Tinka Kurti në reklamat elektorale të PS-së, Budina e quajti të turpshme këtë gjë duke ironizuar se ‘mund të kenë pasur halle të mëdha’.

“Unë nuk dënoj asnjë që ka bindje të caktuara politike. Është e drejtë e çdo individi të bëjë zgjedhjen e tij por njeriu duhet të ketë një lloj koherence. Unë asnjëherë nuk kam thënë që do të shtrihem para teatrit, apo do vërvitem në varr nëse teatri shembet. S’e konceptoj dot si mundet të biesh dakord me një shtet e një qeveri që dhunon koleget dhe e shemb teatrin me kolegët e tu brenda. Është jashtë mendjes të mos të të dhimbset që rruspa i bie teatrit me kostumet varur. Dhe të mos thuash asnjë llaf. Çfarëdo interesi të kesh! Për mua është e turpshme. Megjithatë, unë as i kam gjykuar as nuk i marr nëpër gojë. Unë kam qenë ky që jam. Unë nganjëherë iu qaj edhe hallin se mund të kenë edhe halle shumë të mëdha.” –  tha ndër të tjera Budina në një intervistë në News24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *