Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë në ecje një makinë në Fier, shoferi del i alarmuar nga mjeti


Një automjet është djegur gjatë mesnatës së kaluar në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si ish-UMB, ku automjeti me motor benzin-gas, me targa AA265 HS, ka marrë flakë në ecje e sipër, duke e detyruar drejtuesin, Dashnor Hysko, të dalë prej tij.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundësuar shuarjen e flakëve, por makina është djegur në pjesën më të madhe të saj. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.

Policia gjithashtu ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *