Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari provokon Merkelin: Si ndihesh që keni ngujuar gjithë popullatën? Po vet me AstraZeneca jeni vaksinuar? (Video)


Në Gjermani pandemia duket se nuk po menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme duke shkuar në forcim të masave shtrënguese dhe bllokuar qytetarët në shtëpi përveç procesit të ngadaltë të vaksinimit me gjithë problemet dhe konfuzionet e shfaqura me vaksinën AstraZeneca.

Këto problematika e kanë përballur Kancelaren gjermane Anglea Merkel me provokimin e një qytetari.

Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaq zonjën Merkel teksa ecën në rrugën e qytetit dhe një qytetar i cili teksa e filmon e pyet se si ndihet që nga ngujuar gjithë popullatën.

Ai gjithashtu e pyet nëse është vaksinuar me AstraZeneca.

Hej zonja Merkel, si ndihesh tani që ke ngujuar gjithë popullatën? Po vet me AstraZeneca je vaksinuar? Sa shpejt ecën moj zonjë, pse nxiton kaq shumë?”-thotë qytetari në zërin e videos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *