Vendosni fjalën kyçe....

Kaloi 34 ditë në spitalin në Itali me koronavirus, shërohet më në fund Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra


Pas 34 ditësh, del më në fund nga spitali në Itali Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra.

Ai ka fituar betejën me koronavirusin dhe mëngjesin e sotëm, ka lënë spitalin “Miulli”, në Asquaviva delle Fronti, në Itali, dhe është shoqëruar për në qendrën e rehabilitimit “Maugeri”, në Ginosa Marina.

Arqipeshkvi Massafra pas kësaj, ka përcjellë një mesazh për ata që festojnë sot ditën e parë të Triditëshit të shenjtë, si dhe një mesazh falenderimi për të gjithë ata mjekë e infermierë që i shërbyen për më shumë se një muaj.

“Shumë të dashur, shpresoj të jem së shpejti mes jush, sapo ta marr veten plotësisht. Ndërkohë, ju kam dërguar reflektimin tim të Pashkëve në një frymë bashkëndarjeje së asaj që kam pjekur në lutje dhe meditim gjatë kësaj kohe Kreshmje, të cilën e kam kaluar krejtësisht në spital. Kam ofruar vuajtjet e mia për ju dhe do të vazhdoj të lutem për të mirën e Arqidioqezës gjatë kohës që do të jem në rehabilitim e sipër.

Duke ju falënderuar për afërsinë që keni treguar ndaj meje, ju bekoj përzemërsisht dhe ju uroj të gjithëve që, duke jetuar misteret e Triditëshit të shenjtë, të gëzohemi për Ngjalljen e Krishtit.”– thuhet në mesazhin e arqipeshkvit.

a

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *