Vendosni fjalën kyçe....

Kamioçina përplas për vdekje drejtuesin e motorit në Tiranë


Foto: Report TV

 

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një kamioncinë ka përplasur për vdekje drejtuesin e një motori.

Përplasja ka qenë e fortë dhe ka rezultuar fatale për drejtuesin e motorit shtetasin me iniciale E.Ç 27 vjeç.

Siç shihet edhe nga fotoja e publikuar nga Report TV kamionçina ndodhet në cepin tjetër të kryqëzimit, tek rruga që shkon për te gjimnazi ‘Andon Zako Çajupi’, ndërsa motori ka përfunduar me devijim në anën e rrugës Bardhyl në Unazë.

Drejtuesi i kamionçinës, shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të mëtejshme hetimore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *