Vendosni fjalën kyçe....

Maduro: Venezuela do i paguajë vaksinat e Covid-19 me naftë, kush të dojë bujrum


Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka thënë se kombi i goditur nga sanksionet mund të paguajë për vaksinat e Covid-19 me anë të naftës mes një numri në rritje të infeksioneve dhe shqetësimeve në lidhje me variantet e reja të virusit.

“Venezuela ka anijet e naftës dhe ka klientët që do e blejnë atë.” – tha Maduro, siç citohet nga media.

“Ne jemi të gatshëm dhe të përgatitur për të paguar vaksinat me anë të aftës, por nuk do t’i lutemi askujt.”

Ai shtoi se përveç dërgesave të naftës, Caracasi mund të paguante për vaksinën e siguruar përmes iniciativës COVAX – që synon të sigurojë vaksina për vendet e varfra – me paratë e ‘rrëmbyera’ nga vendi, duke iu referuar fondeve të ngrira në llogaritë e huaja për shkak të sanksione gjithëpërfshirëse.

Javën e kaluar, zv. presidentja Delcy Rodriguez tha se rreth 7 miliardë dollarë të fondeve të vendit mbeten të bllokuara në llogaritë e huaja bankare përveç pasurive të tjera dhe kërkoi që ato të zhbllokohen.

Më herët, Venezuela është përpjekur për të fituar përsëri kontrollin e 1 miliard dollarë ar të mbajtur në rezervat e Bankës së Anglisë. Londra i ka mbajtur vetë fondet pavarësisht se Karakasi dëshironte t’i përdorte ato për të luftuar shpërthimin e Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *