Vendosni fjalën kyçe....

Maduro flet për ilaçin që ndalon Covid-19, Facebook i bllokon faqen


Facebook ka bërë që llogaria e mediave sociale të presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro të ‘lexohet vetëm’ për 30 ditë, pasi ai dyshohet se përdori platformën për të promovuar një trajtim që ai tha se mund të ndihmonte në trajtimin e koronavirusit.

Maduro me sa duket postoi një video në faqen e tij në Facebook në të cilën ai fliste për Carvativir, një ilaç i bazuar në barishte që ai beson se mund të neutralizojë virusin vdekjeprurës, njoftoi Reuters të shtunën.

Facebook e fshiu videon dhe bllokoi faqen e presidentit, duke akuzuar Maduron për përhapjen e dezinformatave.

“Ne ndjekim udhëzimet nga OBSH-ja që thotë se aktualisht nuk ka ilaçe për të shëruar virusin.” – i tha Reuters një zëdhënës pa emër i platformës së mediave sociale.

“Për shkak të shkeljeve të përsëritura të rregullave tona, ne po pezullojmë faqen e presidentit të Venezuelës për 30 ditë.” – shtoi zëdhënësi anonim.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë koment nga pala venezueliane.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *