Vendosni fjalën kyçe....

I vihet tritol te dera e shtëpisë një personi në Mat


Një sasi tritoli është vendosur në derën e një qytetari në Mat.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e mbrëmshme rreth orës 23:30 ndërsa banesa i përket një personi me iniciale A.K.

Sipas policisë në ccastin e shpërthimit, brenda banesës nuk ka pasur njeri.

Njoftimi

Mat/informacion paraprak

Rreth orës 23.35, në derën e banesës së shtetasit A.K., në katin e parë  të një pallati, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, nga shpërthimi i sëcilës ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet e para rezulton se në  banesë nuk ka patur njeri në kohën kur ka shpërthyer lënda plasëse.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Mat, po vijon punë për zbardhjen ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *