Vendosni fjalën kyçe....

Putini vaksinohet sot kundër Covid-19, por s’pranon të tregojë cilën vaksinë ka zgjedhur: Të treja janë efektive


Presidenti rus Vladimir Putin pritet të vaksinohet sot deri në fund të ditës. Lajmin e dha para gazetarëve, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Sipas tij, Putini aktualisht po zhvillon disa “takime pune”. “Ne presim që ai të marrë një dozë të vaksinës deri në fund të ditës.”- tha Peskov, citon agjencia e lajmeve ruse TASS.

Kremlini nuk do të zbulojë se cilën vaksinë kundër COVID-19 do të marrë presidenti Putin, sepse sipas zëdhënësit, të tre vaksinat ruse janë të besueshme dhe efektive.

E vetmja gjë e sigurt është që vaksina që Putin do marrë, do të jetë ruse.

“Ne nuk do të themi posaçërisht se cila. Të tre vaksinat ruse janë absolutisht të besueshme, ato janë shumë të mira, të sigurta dhe efektive.”- shpjegoi ai. “Ne qëllimisht nuk themi se cila vaksinë e veçantë do t’i administrohet presidentit, theksoj se të tre vaksinat ruse janë krejtësisht të besueshme dhe efektive.”- përsëriti Peskov.

Ai gjithashtu shpjegoi pse Putini nuk do të vaksinohet publikisht. “Sa i përket vaksinimit nën kamera, ai nuk e pëlqen atë.”– theksoi zëdhënësi.

Kremlini shpreson që sa më shumë rusë të jetë e mundur do të vendosin të vaksinohen kundër COVID-19, duke pasur parasysh ritmin në rritje të prodhimit të vaksinave të koronavirusit.

Rusia ka aprovuar tre vaksina kundër COVID-19 deri tani: atë të Institutit Gamaleya të Moskës “Sputnik V”, “EpiVacCorona” si dhe “CoviVac” nga Qendra Chumakov.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *