Vendosni fjalën kyçe....

Po kthehej nga Kuba me avion, ndërron jetë deputetja gjermane


Një deputete gjermane ka humbur jetën pas një fluturimi me avion.

Sipas “Tagesspiegel”, politikania e CDU-së po fluturonte nga Kuba në drejtim të Gjermanisë.

Fillimisht deputetja 53-vjeçare, Karin Strenz humbi ndjenjat në avion. Pas kësaj piloti bëri një ulje emergjente në Irlandë. Por pavarësisht ndihmës së parë në spital, ajo kishte ndërruar jetë. Paraprakisht besohet se shkak i vdekjes u bë ataku kardiak.

Megjithatë sipas informacionit të disponueshëm deri më tani, shkaku i saktë është ende i paqartë. Do të jetë një autopsi që do bëhet për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes së deputetes.

Sipas zëdhënësit Eckhardt Rehberg, ajo ishte duke udhëtuar me burrin e saj.

Strenz ishte anëtare e Bundestagut që nga viti 2009. Mirëpo kohët e fundit është përballur me akuza për ryshfet dhe pastrim parash.  Ajo dyshohet se ishte marrë një shumë të madhe parash nga disa lobistë nga Azerbajxhani dhe një hetim kishte nisur ndaj saj. Zonjës Strenz i ishte hequr imuniteti, por vazhdonte të mbante mandatin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *