Vendosni fjalën kyçe....

Reshjet e borës në vend, rrugët problematike ku duhen përdorur zinxhirët


Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje drejtuese të mjeteve që të pajisen me goma dimri ose zinxhirë në rast se do lëvizin në zonat ku ka pasur reshje të dendura bore.

Sipas njoftimit, rrugët ku duhet bërë kujdes dhe ku rekomandohet përdorimi i gomave të dimrit ose zinxhirëve janë Qafë Bualli-Bulqizë, Qafë Qarri-Ersekë si dhe akset e Dibrës e Kukësit.

“Reshje me intensitet të lartë kanë filluar në Qafë Bualli-Bulqizë, në Qafë Qarri-Ersekë, akset e Dibrës dhe të Kukësit. Kontraktorët janë në terren me mjete dhe punëtorë ku po bëjnë pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërnadrjen e kripës. Por për shkak të reshjeve të dendura dhe erës së fortë të gjithë drejtuesit e mjeteve që duhen të kalojnë në këto akse të pajisen me goma dimri ose zinxhirë, të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.” – thuhet në njoftimin e ARRSH-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *