Vendosni fjalën kyçe....

Rama për mandatin e tretë: Do garantojmë më në fund 100% ujë në pijshëm në 24 orë, s’do jetë më temë fushatash


Kryeministri Edi Rama po prezanton sot Programin e tij për “Ujin dhe Energjinë” për zgjedhjet e 25 Prillit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se në mandatin e tij të tretë qeverisës do të sigurojë ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane. Madje deklaroi se kjo temë nuk do ishte më temë fushatash elektorale.

“Në mandatin e tretë me 40% falë jo vetëm buxhetit të shtetit por edhe mbështetjes që kemi siguruar për këtë sektor jetik nga qeveria gjermane, franceze dhe ajo zviceriane, ne do të garantojmë më në fund, më në fund, 100% ujë të pijshëm 24 orë në zonat urbane në 61 bashkitë e vendit dhe uji i pijshëm nuk do të jetë më temë fushatash elektorale dhe përballjesh politike në fushatë.”– u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *